THELLOHET SKANDALI/ 500 MLN Rrotanit e Endrit Maçit, dizenjoi logon e restorantit të Dritan Agollit e FSHZH

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.02.2022, 22:07

Nëse ende jeni duke pritur reagimin e SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Dritan Agollit për abuzimin me paratë publike, mos vazhdoni ta prisni!

Lidhja pushtetarë-prokurorë të paguar nga taksat tona me bekimin e Yuri Kim, u vërtetua. Po ashtu është i vërtetuar fakti se ligji dhe politika janë bashkë dhe janë një.

E vetmja gjë që qytetarët mund të bëjnë, është të lexojnë se si shpenzohen paratë e tyre nga pushtetarët qeveritarë në konflikte interesi, duke i qarkulluar nën të njëjtën çati, teksa ligji rri e bën sehir nëpër darka në restorantet e Labinotit.

Sot ne do bëhemi SPAK dhe do lëmë popullin të bëjë prokurorin dhe gjyqtarin publik ndaj Tan Agollit i cili nuk dënjoi as të jepte një shpjegim publik, të detyrueshëm me ligj për shkak të postit që mban, kundrejt popullit shqiptar.

SPAK do ia bëjmë punën më të lehtë dhe do hedhim dritë me zbulimin e një tjetër detaji në tenderin të cilin e denoncuam si abuziv për konflikt interesi, në shkelje të çdo ligji të Prokurimeve Publike dhe atë të Republikës së Shqipërisë.

Nëse menduat se ky tender ka vetëm një konflikt interesi, jeni gabuar sepse ka DY TË TILLË!! JOQ ALBANIA KA INVESTIGUAR NË LIDHJE ME KËTË ÇËSHTJE MË THELLË PËR TA BËRË MË TRANSPARENTE PËR JU.

Jo vetëm Alfio Rrotani është kuzhinier në restorantin e Fllad Agollit, djalit të Dritan Agollit, por edhe bashkëpunëtori dhe fituesi tjetër në tenderin 500 Milion Lekë, Endrit Maçi lidhet në mënyrë direkte me drejtorin abuzues të FSHZH.

Endrit Maçi është dizajneri i logos së FSHZH e po ashtu edhe Beduin Beach Bar të Dritan Agollit. Një tender i tillë publik i FSHZH nuk ekziston. Pra Agolli ka bërë një tender të fshehtë me dizejnimin e logos së FSHZH dhe i ka dhënë paratë e popullit Maçit për këtë shërbim.

E veçanta në tenderin prej 500 Milionë Lekësh ku ka shpallur fitues Alfio Rrotanin dhe kompaninë e Endrit Maçit, Tellalli co, ka një kriter specifik në tender që nuk mund të fitohej nga asnjë operator tjetër ekonomik.

WEB DEVELOPERI DUHET TË KETË 10 vite pune eksperiencë.

Një tender tërësisht abuziv që në gjenezë, objekt e qëllim.

SHBA i ndjek këto zhvillime të shtetit shqiptar, ku zyrtarët e korruptuar vazhdojnë e enden të lirë pas skandaleve të tilla?! Apo i vetmi aksion që do ndërmarrë është të ndërrojë restorantin e oligarkut të Labinotit me atë të oligarkut tek Gjiri i Lalzit?

Shënimi i mëposhtëm vlen për të gjitha të vetë-supozuarat media që përfitojnë nga puna dhe burimet ekskluzive të JOQ Albania për t’i shitur artikujt tanë si autentikë duke mos i cituar dhe duke pretenduar punën e vjedhur nga ne si të tyren.


*Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2022 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit