U raportua e zhdukur nga familjarët, gjendet falë publikimit në JOQ Albania e moshuara

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29.01.2022, 20:23

Një lajm i mirë sapo ka mbërritur në redaksinë tonë. Bëhet me dije se e moshuara Filloreta Stoja është gjetur nga famijarët në Maminas. Ajo ishte larguar nga shtëpia që prej mëngjesit të sotëm.

Lajmi për gjetjen e saj është konfirmuar nga i biri. "Pershendetje, Sapo e gjetem mamane. Ju faleminderit shume per gatishmerine dhe suportin. Mamaja kishte ikur ne Maminas dhe na ndihmoi nje banor i zones qe e kishte gjetur dhe njoftoi policine. Ju faleminderit shume"- shkruan ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit