Armando Broja mund të ndryshojë ekip, e do skuadra tjetër e Premier League

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.01.2022, 16:46

Armando Broja mund të ndryshojë ekip dhe të bëjë një lëvizje të papritur gjatë kësaj merkatoje janari. Talenti i Kombëtares kuqezi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve angleze këtë sezon. Përveç Sauthamptonit që ka nisur bisedimet me Çelsin për ta transferuar përfundimisht, në garë është futur edhe skuadra e West Ham e cila e kërkon për të shtuar konkurrencën në repartin ofensiv.

Familja e lojtarit është pro qëndrimit te Sauthamptoni ndërsa Armando tha pas barazimit me Sitin se ai e sheh veten gjatë në klubin ku ndihet shumë i vlerësuar. Mediat angleze flasin për një pakt të Brojës për të qëndruar përtej këtij sezoni te Sauthemptoni. Çelsi nuk e ka vendosur ende nëse do ta shesë apo jo talentin. Nëse po, do të përfshijë me siguri edhe klauzolën e riblerjes, por nuk përjashtohet një huazim i dytë edhe për një tjetër sezon te një skuadër tjetër.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit