Erion Veliaj harxhon 85 milionë për t’i blerë bukë me reçel luanit dhe ariut të Kopshtit Zoologjik

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.01.2022, 21:01

Erion Veliaj, kryetari aktual i Bashkisë Tiranë duket se nuk i mbaron kurrë “bëmat” e tij. Ato janë të shumta, që nga keqtrajtimi barbar i shitësve ambulantë që shesin për një copë bukë në rrugë e deri tek fjalori banal i denjë vetëm për çunat që pështyjnë fara në bulevard. Natyrisht “bëmat” e vërteta janë në fakt ato që kanë të bëjnë me milionat dhe miliardat që qarkullojnë nëpërmjet procedurave të tenderave.

Por duket se përveç shifrave marramendëse të qarkulluara në tenderat e dyshimtë, Veliaj gjen kohë edhe të tallet hapur me publikun dhe taksapaguesit e kryeqytetit. Njëri prej tyre është edhe tenderi që ai ka organizuar për të “qërasur” me bukë e reçel luanin dhe ariun e Kopshtit Zoologjik. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender që mban numrin e referencës REF-17407-01-19-2022. Objekti i tij është “Blerje Bukë, Fruta, Perime Për Kafshët E Kopshtit Zoologjik”.

Për të blerë të gjitha këto, veliaj ka parashikuar të harxhojë nga paratë publike plot 85 milionë lekë të vjetra me TVSH. Natyrisht nuk e vëmë në dyshim që ariu është llupës, por siç duket ariu i Veliajt qenka një “maskara” i vërtetë përsa i përket konsumit të reçelit. Gjithsesi nuk do ishte çudi që “ariu” ta mbaronte shpejt reçelin dhe Vleiaj të bënte tender të ri për të blerë sasi të reja, ndoshta në vlera edhe më të larta.

Por çfarë parashikon tenderi? Duke hulumtuar dokumentacionin që disponon Joq Albania, vihet re se ushqimet që do të blihen për kafshët e këtij kopshti zoologjik janë buka, reçeli, fruta, perime, bar, drithëra dhe kripë. Epo, të shpresojmë se vërtet këto sasi do të përfundojnë në barkun e kafshëve të gjora dhe jo diku tjetër. Ndërkaq me interes pritet të mësohet edhe se cili prej oligarkëve do të jetë fituesi i tenderit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit