Shqiptari i Malit të Zi e pëson në Shkodër: Një person më vodhi çantën e dorës dhe portofolin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 19:40

Një shqiptar i Malit të Zi ka denoncuar pranë redaksisë sonë se në restorantin "Tradita" në Shkodër, një person i ka vjedhur portofolin dhe çantën e dorës që i kishte lënë në makinë. Siç shihet edhe nga pamjet e kapura nga kamera e sigurisë, hajduti i afrohet makinës së parkuar dhe më pas hap derën e saj për të vjedhur.

Qytetari shton se kjo gjë i prish shumë punë sepse brenda kishte karta dhe dokumente të rëndësishme. Ai i bën thirrje që t'ia kthejë, pasi në të kundërt do e denoncojë në polici.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh, te lutem doja te bej nje denoncim. Jam nje shtetas nga mali zi. Në shkoder te restoranti tradita me kan vjedhur qante dore edhe portofol. U lutem ta publikoni edhe i them ta kthej sepse ka dokumente edhe karta shum te vlefshme perpara se ta denoncoj ne polici.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit