Këshilli i Lartë Gjyqësor bën rrush e kumbulla 30 milionë lekë për të printuar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.01.2022, 21:38

Çudira shqiptare është një term që i përshtatet më mirë se kudo realitetit të përditshëm në Shqipëri. Kjo pasi çudirat ndodhin thuajse në të gjitha fushat apo aspektet e jetës së përditshme në këtë vend. Çudirat i sheh kudo, në punë, në dyqan, në shkollë, në trafik, në spital etj. Natyrisht i sheh edhe në sistemin e drejtësisë, sidomos kur bëhet fjalë për tenderat shumë milionësh. Një çudi me “Ç” të madhe është përshembull rasti i mëposhtëm.

Rezulton se Këshilli i Lartë Gjyqësor me kryetare Naureda Llagami ka vendosur të shpenzojë thuajse 30 milionë lekë nga taksat e shqiptarëve për të printuar dhe fotokopjuar materialet e këtij institucioni. Në fakt është e pakuptueshme se përse një institucion shtetëror, aq më tepër i drejtësisë, nuk ka printera apo fotokopje për të realizuar shërbimet në fjalë. Por gjithsesi duket se ky nuk është aspak problem për Këshillin e Lartë Gjyqësor për sa kohë që janë shqiptarët e shkretë që paguajnë.

Më konkretisht rezulton se ky institucion ka organizuar tenderin me numër reference REF-16719-12-30-2021 dhe me objekt ““Shërbime printim-fotokopjim”. Duke hulumtuar dokumentacionin përkatës të kësaj procedure shikohet se parashikohen të printohen qindra mijëra e deri në miliona faqe. Në garë kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani nga të cilat 2 prej tyre kanë ofruar vlera thuajse të njëjta. Dihet se kur kompanitë pjesëmarrëse ofrojnë vlera të ngjashme ka dyshime për paracaktim paraprak të fituesit. Dhe në fakt fituese është shpallur firma InfoSoft Office me vlerë të ofruar 2,486,286 lekë të reja pa TVSH ose rreth 30 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo vlerë nga ana tjetër rezulton të jetë sa 83.48% e fondit limit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit