Kapet me drogë shqiptari në Itali, skema që përdorte për trafikimin e lëndëve narkotike

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.01.2022, 18:29

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge. Autoritetet e kanë vëzhguar prej kohësh dhe kanë dalë në përfundimin se shqiptari kishte ndërtuar një skemë për trafikun e dorgës. Ai u pikas në rrethrrotullimin midis Via Carducci dhe Via Piave të Venecias. Shqiptari kontaktonte me klientët përmes telefonit dhe më pas zbriste me qetësi nga makina dhe bënte shkëmbimin.

Pas hetimeve dhe pas zbulimit të banesës, policia ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarit në rrugën që të çonte për në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit në banesë iu gjet materiali i përdorur për paketimin e lëndëve narkotike; një shufër precize, 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara, 30 gramë marjiuanë dhe më shumë se 4000 euro cash.

Hetuesit arritën në këtë rezultat jo vetëm nëpërmjet aktivitetit të policisë, por edhe falë disa raportimeve të marra nga qytetarët, veçanërisht në lidhje me zonën ndërmjet via Carducci, via Verdi dhe via Mazzini. Shqiptari u dënua me dhjetë muaj "dënim me kusht".

Burimi: lamilano.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit