Deputeti i BDI-së mungon në seancën Qeverinë e re

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2022, 17:57

Në seancën për votimin e Qeverisë së re nuk është prezent edhe deputeti i BDI-së Izet Mexhiti. Ai ishte i pranishëm vetëm në momentin e hapjes së seancës, shkruan Alsat.

Për dallim nga seanca e votimit për votëbesimin e Qeverisë, kur Mexhiti ishte prezent dhe shpalosi një sërë pakënaqësisë për Qeverinë e kryesuar nga Zoran Zaev, në momentin më të rëndësishëm për Qeverinë e re e cila duhet të votohet në mesnatë, Mexhiti nuk ka qenë prezent në sallë dhe pritet që të mos jetë prezent edhe në momentin e votimit.

Alsat mëson se Qeveria e re do të ketë numra të mjaftueshëm për të marrë besimin e Kuvendit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit