Polici e kthen mbrapa serbin që mësyn të votoj në jugun e Mitrovicës (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2022, 17:43

Gjatë ditës së sotme një grup serbësh nga pjesa veriore e Mitrovicës janë nisur për të votuar përmes postës, në pjesën jugore të qytetit.

Njëri nga ta tha se duan të votojnë në referendum përmes postës që gjendet në këtë pjesë të qytetit.

Por policët e Kosovës kanë kthyer prapa. Madje ata komunikuan në gjuhën shqipe.

“Jo është e ndalume me vendim të Qeverisë. Është e ndalume. Nuk mundeni me dal. Veç vazhdoni. Na i zbatojmë vendimet e qeverisë së Republikës së Kosovës. Veç vazhdoni në anën tjetër. Ju kisha lut veç me vazhdu“, thotë polici i Kosovës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit