Një ditë para vizitës së Erdogan, Laçi mbushet me flamuj turq

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2022, 17:29

Ditën e nesërme pritet të mbërrijë në Shqipëri për një vizitë zyrtare presidenti turk Recep Tayip Erdogan. Fokusi i kësaj vizite ka të bëjë me inspektim banesave në Laç që qeveria turke financoi për t'u ndërtuar pas tërmetit. Një ditë para vizitës së tij, në Shqipëri kanë nisur përgatitjet. I gjithë qyteti i Laçit është mbushur me flamuj të Turqisë, ndërkohë po merren masa edhe për kufizimin e qarkullimit.

Aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të do të jenë prej sot në mesditë nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e hënë paradite. Rrugët në të cilat do të ndalohet tërësisht qarkullimi janë Milot-Vorë-Milot nga 07 deri në 14 për kamionët dhe makinat. Kurse nga 08:30 deri në 12:30 ndalohet mbikalimi Laçit si dhe Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në ora 10:00. Bllokime do të kenë edhe akset në Tiranë, autostrada e Rinasi, Rruga e Durrësit, bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' etj.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit