Babë jam pa fjalë”: Djali i komandantit të UÇK-së reagon pasi krerët e shtetit s’i përmenden 10 dëshmorët e UÇK-së në Reçak

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2022, 16:59

Dje më 15 janar janë bërë 23 vjet nga Masakra e Reçakut. Liderët e vendit, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca, morën pjesë në një ceremoni të organizuar në përkujtim të 45 viktimave të kësaj masakre. Në fjalimet e tyre u përmend shumë pak lufta e UÇK-së, deri sa asnjëri nuk është kujtuar ta nderojë edhe Ahmet Kaçikun, komandantin e Brigadës 161, i cili ra duke luftuar në atë zonë pak ditë pas masakrës së Reçakut.

Kaçiku lindi më 15 janar të vitit 1964 dhe dje përveç masakrës së Reçakut, ka qenë edhe datëlindja e komandantit të Brigadës 161, deri sa pas tre ditësh bëhen 23 vjet nga vdekja e tij.

I biri i tij, Festim Kaçiku, është shprehur i zhgënjyer që askush nga krerët shtetërorë nuk i kujtoi edhe 10 ushtarët e UÇK-së që kishin rënë heroikisht në përpjekje për t’i ruajtur trupat e kufomave, që të mos mbulohej krimi nga forcat serbe, ashtu siç përherë kujtoheshin.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka mbetur pa fjalë nga harresa e liderëve të vendit, të cilët nuk i kujtuan heronjtë e UÇK-së.

“23 vite nga masakra e Reçakut, 23 vite dhimbje, mall e luftë për të mos e harruar atë që kishte ndodhur. Pikërisht në këtë datë u masakruan 45 civilë, ndër ta burra, gra, pleq e fëmijë. Po në këtë datë të përgjakshme, Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi mbi 10 ushtarë të saj. Reçaku i lavdishëm i tregoi botës se çfarë tmerri po ndodhte. Sot, 23 vite pas atij tmerri, më vjen keq që nuk ka të paktën një shkrim nga krerët e shtetit. Babë, po të drejtohem ty, sot 23 vite pas asaj masakre makabre, nuk përmendet sakrifica jote e bashkëluftëtarëve të tu, që ranë nga 15 Janari deri më 19 Janar të vitit 1999 duke mbrojtur kufomat e duke mos e lejuar shtetin serb që ta mbulonte krimin e bërë. Babë, sot jam pa fjalë, por i qetë, sepse e di që ka shumë të tjerë që nuk harrojnë dhe bashkëndjejnë me ne”, ka shkruar ai.Ahmeti, së bashku me vëllain Hesetin dhe motrën Lumnie morën pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bajram Kaçiku, gjyshi i të treve, ka qenë po ashtu luftëtar i njohur.

Sa i përket krerëve të shtetit, kjo nuk është hera e parë që s’e përmendin UÇK-në në ngjarje të rëndësishme.

Kryeministri Kurti e presidentja Osmani nuk e kishin përmendur UÇK-në as në përkujtim të Betejës së Koshares.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit