Tre të rinjtë nga Lezha s’pranojnë gjobën e “Shqiponjave” dhe tentojnë t’i shtypin me makinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2022, 17:02

Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme tre të rinj pasi kanë kundërshtuar forcat e policisë. Në pranga kanë rënë shtetasit Aleksandër Ndoci, Alberto Ndoci dhe Amarild Fizi pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera. Pas kësaj ata janë urdhëruar që të lëvizin mjetin, por ata kanë kundërshtuar urdhrin e marrë dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.

Njoftimi i policisë Lezhë:

Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Te arrestuarit jane: Aleksandër Ndoci, Alberto Ndoci dhe Amarild Fizi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera. Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por këta tre shtetas kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit