Shqiptari vdiq në burgun francez, flet vëllai i tij: Ende nuk kemi marrë autopsinë, kur fola me të ishte mirë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2022, 16:27

Vdekja e 27-vjeçarit shqiptar Refik Mata në një burg francez vijon të mbetet e pazbardhur plotësisht për familjarët e tij. Bekim Mata, vëllai i tij është në kërkim të drejtësisë pasi kanë dyshime se vdekja e tij nuk ka qenë vetëvrasje ashtu siç është raportuar. Duke folur për "FaxNews", Bekimi rrëfeu bisedën e fundit me të vëllanë, arsyen e dënimit, sherrin e disa muajve më parë në burg dhe heshtjen e autoriteteve. Bekim Mata, i cili jeton me prindërit në Itali, ka kryer disa udhëtime drejt Francës për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Ai iu është drejtuar autoriteteve franceze dhe shqiptare për të marrë më shumë informacione, por ende nuk ka gjetur zgjidhje. Ai thotë se familja e tij ende nuk ka siguruar procesverbalin mbi autopsinë e të riut që përcakton shkakun e vdekjes. Ai ka treguar dhe për seancën ku Refiku kërkoi të ekstradohej në Shqipëri, por kërkesa iu refuzua dhe në këtë seancë ai u shfaq me shenja dhune në trup. Refiku i kishte rrëfyer vëllait të tij se shenjat e dhunës i kishte pasi ishte dëmtuar gjatë një përplasje mes të dënuarve në burg. Bekimi thotë se vëllai është dënuar me 5 vite burg për vjedhje, ndërsa nuk ka informacion se si është përfshirë në këtë veprimtari.

Kemi dyshime qe mund te mos jete vetevrasje. Fola pak para se te merrja lajmin me Refikun. Refiku ishte ne gjendje te mire e te qete. Nuk kemi ende si familje raportin mjeko-ligjor. Refiku u denua me 5 vite burg per vjedhje. Me pare punonte ne nje restorant, se di si u perfshi ne vjedhje.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit