Vuajtjet marrin fund, Eriksen pranë firmës me ekipin e ri

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.01.2022, 15:55

Kristian Eriksen u bë kryefjala e mediave botërore në qershorin e vitit të shkuar, kur pësoi një atak kardiak gjatë Europianit të futbollit në ndeshjen ndaj Finlandës dhe rrezikoi seriozisht jetën. Prej atij momenti, danezi ka pushuar së luajtur futboll dhe zemra e tij funksionon me anë të një aparati. Gjithsesi, e keqja ka kaluar dhe mesfushori është gati të rikthehet të luajë futboll. Këtë lajm e ka bërë publik “Times”, ku shkruan se ylli danez do të firmosë këtë fundjavë me një klub të Premier Ligës.

“Times” nuk e zbulon emrin e klubit që Eriksen pritet të rifillojë edhe njëherë karrierën futbollistike pas atij tmerri të përjetuar. Ai gjatë disa intervistave të ndryshme ka pranuar se dëshiron të jetë me çdo kusht në Botërorin e Katarit që do të zhvillohet në nëntorin e këtij viti. Mesfushori u largua nga Interi pasi shteti italian e ka të ndaluar rreptësisht aktivizimin në futboll të lojtarëve me debrifilator në zemër.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit