Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2022, 15:32

Është publikuar raporti 24 orësh i Ministrisë së Shëndetësisë ku janë regjistruar edhe 771 raste të reja me COVID-19.

119 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Ky është raporti i plotë i IKSHPK-së:

16 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651. Në total numri i rasteve aktive është 4.489 Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit