Autoblindat e Njësisë Speciale vazhdojnë të qëndrojnë në Veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2022, 14:22

Forcat policore të Kosovës me mjete të blinduara janë vendosur në rrugën Mitrovicë- Leposaviq.

Njësitë speciale janë vendosur në vendin e njohur si “Dudi Kerrsh”.

Njësia Speciale po monitoron aty situatën, një ditë pasi Kosova ndaloi mbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.

Sot një grup serbësh ishin mbledhur në Mitrovicën Veriore për të kundërshtuar mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë. Policia ka njoftuar se tubimi i tyre ka përfunduar dhe aty nuk është shënuar ndonjë incident.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit