Serbët e Gorazhdecit protestojnë kundër vendimit për referendum

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2022, 13:02

Qytetarët e mbledhur kanë qëndruar në qendër të Gorazhdecit për rreth një orë, ndërsa e gjithë ngjarja është monitoruar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjatë protestës ka pasur një debat të ashpër mes banorëve vendas dhe policëve të Kosovës, të cilët menjëherë iu afruan kryetarit të NP të Pejës, Millosh Dimitrijevic, duke menduar se ai ishte iniciatori i kësaj ngjarjeje dhe kërkuan që ai të përcjellë mesazhin te qytetarët që të shpërndahen.

Qytetarët kanë prezantuar arsyet e tubimit të sotëm, ndërsa pjesëtarët e policisë pas një bisede të gjatë kanë arritur t’i bindin qytetarët që në mënyrë të qetë të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Banorët e Gorazhdecit kanë thënë se janë shprehur të pakënaqur me këtë procedurë për shkak të mohimit të së drejtës së votës në referendumin që po mbahet sot në Serbi, shkruan Radio Kim.

Nadica Zllaticanin thotë se janë mbledhur me iniciativë të tyre për të shprehur pakënaqësinë për këtë vendim.

“Sot u mblodhëm sepse na rrezikohen të gjitha të drejtat e njeriut, nuk na lejohet të dalim të votojmë në referendum, ndaj jemi mbledhur këtu me iniciativën tonë për të treguar se si qytetarë kemi të drejtë të votojmë në referendum”, tha ajo.

Mirjana Kolashinac ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk janë lejuar të dalin në referendum dhe se për këtë janë të pakënaqur.

“Arsyeja e sotme e tubimit tonë është të votojmë në referendum, ato të drejta nuk na janë dhënë, siç po e shihni, ne si qytetarë të Kosovës nuk e kemi atë të drejtë të deklarohemi dhe të votojmë”.

Në takimin e sotëm ka qenë i pranishëm edhe kryetari i qarkut administrativ të Pejës, i cili nuk ka dashur të komentojë dhe të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve të Radio Gorazdevcit.

Pas një ore qytetarët janë tërhequr nga protesta paqësore me insistimin e policisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit