I riu nga Mitrovica që vdiq dje, para një muaji kishte falur familjen e sulmuesit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2022, 11:57

Ermal Delija, i riu nga Mitrovica, i cili mbrëmë humbi jetën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në muajin tetor pas rrahjes nga një person, para një muaji, më 17 dhjetor, ai ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, ku kishte zgjatur dorën e pajtimit me familjen e sulmuesit.

Ermali pas sulmit kishte përfunduar në koma për 18 ditë.

Ai ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe u rrit jetim pasi babai i kishte vdekur vite më parë.

Ermali la pas nënën dhe tri motra. Videon mund ta shikoni KËTU.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit