Në mesnatë pritet votimi i Qeverisë së re

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2022, 09:42

Sot për në orën 12:00 është caktuar vazhdimi i seancës plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, diskutimi për programin dhe përbërjen qeveritare zhvillohet dy ditë.

Seanca filloi dje, ndërkaq votimi i Qeverisë së re duhet të bëhet para mesnatës.

Qeverinë që pritet të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, për ministra pritet të zgjedhen:

Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë Artan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme Fatmir Besimi – ministër i Financave Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit