Shtohen masat e sigurisë/ KFOR-i dhe Policia në rrugë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2022, 21:57

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës.

E pas kësaj, në orët e vonshme të së shtunës patrulla të shumta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it janë parë rrugëve të Kosovës, veçanërisht në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Siç informon Indeksonline, KFOR-i është pozicionuar në stacionin e Policisë në Lluzhan ndërkohë në Milloshevë kanë krijuar një post-bllok.

Të njëjtit kanë krijuar post-bllok edhe në Milloshevë.

Siç duket KFOR pritet të jetë në gjendje gatishmërie për ditën e nesërme kur Serbia mban referendumin kushtetues e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit