Kurti falënderon deputetët për rezolutën: Nuk do t’i shkelim parimet tona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2022, 19:18

Kryeministri i vendi, Albin Kurti, i ka falënderuar deputetët për votimin pro miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova nuk do t’i shkel parimet e saja.

“Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë”.

“Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit