658 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2022, 15:05

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532.

Në total numri i rasteve aktive është 3.837.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.

Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit