Gruaja lidh burrin me zinxhir dhe e tërheq zvarrë në qendrën tregtare për një video “TikTok-u”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2022, 15:04

Një skenë aspak normale ka ndodhur së fundmi në një qendër tregtare në Kroaci. Një vajzë e veshur në mënyrë ekstravagante është filmuar duke "shëtitur" të dashurin e saj të cilin e kishte lidhur me një zinxhir si qen, ndërsa të dy kishin maska anti-c0vid. Kalimtarët e tronditur pyesnin veten nëse kjo ishte një lloj 'shakaje' apo një bast. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për Ante Ajbekun dhe Renato Pirin, një çift i ri që ka publikuar videon në TikTok.

Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj “performance” që tronditi vizitorët e qendrës tregtare, por shumë supozojnë se ky është një tjetër trend i çuditshëm në rrjetin e njohur social.

Burimi:ibalkan.net Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit