Ambasadori amerikan: Masakra e Reçakut ishte një akt vrasës i qëllimshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2022, 12:08

Ambasadori i ri i Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se askush nuk duhet të harrojë e aq më pak të mohojë se çka ndodhi në Reçak, 23 vite më parë.

Hovenier tha se në përgjigje të mizorive që ndodhën në Reçak, SHBA-të vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur.Ambasadori i ri amerikan në Kosovë ka përsëritur se ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm që synonte të ngjallte frikë te njerëzit.

“Askush të mos harrojë dhe të mohojë se çka ndodhi këtu. E mbaj mend shumë mirë si zyrtar në misionin e SHBA-ve në OSBE kisha marrëdhënie të afërt me Walkerin i cili më thirri në telefon sapo ishte larguar nga Reçaku. Në përgjigje të këtyre mizorive SHBA-të vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur. Ne besojmë që të gjithë popullit meritojnë dinjitetin për të jetuar në liri dhe siguri. Dëshiroj të jem i qartë, siç ka thënë Clinton atëherë ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm që synonte të ngjallte frikë te njerëzit . Mohimi i këtyre vrasjeve çderon kujtimin e të vdekurve.

Pranimi i të vërtetës së të kaluarës është vetëm hapi i parë kah drejtësia”, u shpreh ambasadori Hovenier.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit