Për të katërtën herë, alarm i rremë për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2022, 11:10

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë sërish është ngritur alarmi me dyshimin për një bombë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Alarmi ka qenë i rremë, sepse dikush e ka harruar çantën, e cila ka qenë me rroba”, ka thënë ajo.

Alarm të rremë për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë ka pasur edhe në tri raste para këtij të fundit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit