23 Vjet nga masakra e Reçakut, dëshmi e shtetit kriminal serb

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2022, 12:02

Sot (e shtune 15 janar) mbushen 23 vjet nga masakra e Reçakut, një nga ngjarjet më të tmerrshme që Serbia në krye me kriminelin Sllobodan Millosheviç ia shkaktuan Kosovës, popullit shqiptarë të pafajshëm.

Ishte mëngjesi i hershëm i datës 15 janar të vitit 1999, kur fshati Reçak i komunës së Shtimes u zgjua nën rrethim nga forcat e policisë speciale dhe të ushtrisë serbe, të shoqëruar me mjete të shumta ushtarake.

Nga atëherë do të fillonte përjetimi i tmerrit nga banorët e fshatit, të cilët do të arrestoheshin dhe në kolonë do të dërgoheshin tek vendi i quajtur “Kodra e Bebushit”, për t`u ekzekutuar dhe vrarë në mënyrën më barbare.

Kështu, forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve kishte edhe pleq, gra dhe fëmijë.

Reagimi i ambasadorit Walker

Të nesërmen më 16 janar, Reçaku do të vizitohej nga shefi i atëhershëm i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Ëallker.

Me të parë nga afër tmerrin që kishte ndodhur, ambasadori Walker ishte tronditur. Tmerri, të cilin e përjetoi e shtyu ta quante masakër dhe krim kundër njerëzimit.

"Nga ajo që pashë, ishte evidente se kemi të bëjmë me masakër dhe krim kundër njerëzimit", kishte deklaruar ai. Kjo deklaratë do t`ia hapte sytë botës për gjenocidin serb në Kosovë.

Por, pavarësisht kësaj, serbët që kryen masakrën e Reçakut ende nuk e kanë marr dënimin e merituar.

Madje, udhëheqësit e Serbisë marrin guximin e me pafytyrësi e mohojnë ngjarjen e tmerrshme që shteti i tyre ua shkaktoi shqiptarëve të Kosovës.

Deri më tash është bërë shumë pak për denoncimin e krimeve të luftës nga ana e institucioneve të Kosovës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit