Policët protestojnë për maskat rozë që u dha Ministria: Të papërshtatshme!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15.01.2022, 01:01

Policia italiane ka protestuar ditën e djeshme pasi Ministria e Brendshme u shpërndau maska rozë anti-Covid. Policët thanë se ngjyra rrezikon të dëmtojë reputacionin e efektivëve burra. Në shënimin e policëve dërguar Ministrisë së Brendshme thuhej: “Ne sjellim në vëmendje furnizimin e pazakontë me maska rozë FFP2 që po ndodh në disa shtabe të Policisë, përfshirë Pavia, Varese, Ferrara. Nuk dihen arsyet e blerjes së maskave të një ngjyre që nuk i përshtatet administratës sonë dhe vendimi për miratimin e kësaj blerje na ka hutuar".

“Tregu është i pakuptueshëm”, shkruhet në letër, duke shtuar se pas dy vitesh pandemie, duhet të jetë e lehtë për të blerë maskat e duhura. Në të ardhmen, maskat duhet të jenë vetëm të zeza, të bardha ose blu, shkruajnë policët në letër. Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria e Brendshme.

Burimi: ilgiornaleditalia.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit