Aludime për “krisje” mes çiftit/ Donaldi sqaron Beatrix: Kam edhe unë gjendjet e mia

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.01.2022, 23:28

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix ka qenë e shoqëruar me ulje-ngritjet e veta, saqë herë pas here mes tyre ka patur momente zënkash dhe irritomi, por më pas janë pajtuar sërish. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe gjatë mbrëmjes së sotme në shtëpinë e BB. Donaldi tha edhe se shumë gjëra nuk i shpreh dot për shkak se nuk dëshiron të nxisë debate. Megjithatë keqkuptimet janë lënë pas dhe duket se çifti ka vendosur të shijojnë momentet e qëndrimit në shtëpi në krah të njëri-tjetrit.

"Ka shumë gjëra që mbase mua nuk më bëjnë të ndihem mirë, por tek e fundit unë zgjedh që të mos i them pasi e di shumë mirë që argument pas argumenti do lindi një debat. Unë nuk jam ftohur me Beatrix por kam edhe unë gjendjet e mia. Po të ishim jashtë gjërat do të ishin ndryshe, këtu brenda ka shumë presion. Duhet menduar që unë kam 100 ditë i izoluar"- tha ai.

Ndërkohë Beatrix këmbënguli që ai të shprehet për çdo gjë që mendon se nuk shkon ashtu siç duhet.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit