Aksident i rëndë në Arllat, vetura godet këmbësorin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2022, 21:46

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Arllat, në rrugën Pejë-Prishtinë ku vetura e ka goditur një person.

Aksidentin e kanë konfirmuar edhr nga Policia e Kosovës.

“Në ora 19:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Arllat.

Në aksident është përfshirë veturë e cila ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit