Gjermania fut Maqedoninë në listën e vendeve me rrezik të lartë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2022, 19:30

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania e ka përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid19.

Duke filluar nga data 16 janar 2022, personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de

Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit