Mbishkrimi “UÇK” vendoset në tabelat e një fshati me banorë serbë, Petkoviq del me kërkesë qesharake

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2022, 19:26

Mbishkrimi “UÇK” është vendosur të premten në tabelën e rrugës pranë fshatit Pasjan në Kosovë, ku jetojnë serbët.Kjo siç duket ka irrituar të ashtuquajturën zyre serbe për Kosovë, të cilët kanë dalë me një komunikatë për këtë rast.

Ata vlerësojnë se grafiti i sotëm pranë këtij fshati është “kërcënim për popullin serb”.

Nga kjo zyrë, të cilën e drejton Petar Petkoviq, kanë thënë se populli serb është i ekspozuar vazhdimisht nga ngacmimet në Kosovë, derisa kanë kërkuar sanksione për ata që e kanë bërë mbishkrimin “UÇK”,raporton demokracia.com

“Nëse do të kishte një milje vullneti të mirë për ndërtimin e bashkëjetesës paqësore dhe stabilitetit në, nga institucionet në Prishtinë, incidentet e tilla dhe të ngjashme do të sanksionoheshin në mënyrë adekuate. Në vend të kësaj, ata inkurajohen më tej nga sjellja e papërgjegjshme e politikanëve shqiptarë,”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit