Ju kujtohet Edlira Bode? Ish-deputetja e PS që përkëdhelte në faqe kolegët… ajo që tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, sidomos të Paulin Sterkajt pas seancave parlamentare me ledhat e saj? Epo Edlira nuk është më deputete dhe kjo e ka një arsye… Lideri e emëroi atë drejtoreshë të Traumës në vend Ben Zenelajt. Mbase kështu nuk do ia shpërqendrojë deputetët dhe do përkëdhelë fondet publike.
Nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, institucioni I drejtuar nga Bode, e cila jo pa shkak është vendosur drejtoreshë e një prej spitaleve më të rëndësishme të vendit, ka hapur një tender me vlerë marramendëse. Fondi limit është mbi 1.3 MLD Lekë teksa kohëzgjatja është e papërcaktuar.
Lloji i kontratës është i hapur, marrëveshje kuadër, me kufi të lartë monetar. Fituesi i tenderit shpallet në fillim të muajit shkurt, teksa JOQ Albania ka gati një listë të operatorëve që e kanë ofruar këtë shërbim për Traumën me kontrata kuadër. Të gjithë tenderat e këtij lloji shënohen me flamur të kuq pasi i jepen një operatori të vetëm pa garë, ose me kritere të përcaktuara. Një tender të tillë me vlerë 134 MLN, Trauma e ka shpallur me fitues vetëm një muaj më parë, teksa tani njofton tjetrin në mënyrë të dyshimtë.
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2022 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.