Nesër Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, kjo është pika e vetme e rendit të ditës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2022, 18:52

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të shtunën seancë të jashtëzakonshme, ku në rend të ditës është vetëm një pikë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, deputetët do të mbajnë “diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës”.Ndërkaq, të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ky diskutim vjen pasi institucionet në Kosovë, bashkë me opozitën, kanë deklaruar serbët duhet të votojnë Zyrën Ndërlidhëse apo me postë.

Shtetet e QUINT-it në anën tjetër, në një deklaratë që është mbështetur edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, kanë thënë se duhet lejuar organizimi i procesit të votimit në përputhje me praktikën e mëhershme, ku misioni i OSBE-së merret me grumbullimin e votave.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit