Myslimanët u revoltuan kur i vendosën zemër derri, pacienti rezulton kriminel! Ka qëlluar 7 herë një person

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.01.2022, 17:53

Duket se interneti ka shpërthyer, sidomos përdoruesit myslimanë pasi është zbuluar se personit që iu shpëtua jeta duke iu transplantuar një zemër derri, ka rezultuar kriminel. Ai ka qëlluar 7 herë me thikë një person duke e lënë në karrige me rrota pas sulmit, raporton LadBible.

Sipas The Washington Post, David Bennett Sr e ka kryer sulmin rreth 1980-ës. Para se operacioni të kryhej, atij i thanë se nuk ishte i pranueshëm për transplantin.

57-vjeçari nga Maryland u shtrua në spital paai vuante nga një rast kërcënues për jetën, me aritmi të theksuar zemre. Ai u fut në një makineri bypassi zemre dhe mushkërish për të qëndruar në jetë.

Pas lajmit të transplantit të suksesshëm të zemrës, motra e një personi që pretendoi se Bennet e kishte qëlluar me thikë 7 herë, kritikoi rastin duke thënë se vëllait të saj nuk iu dha shansi që i ishte dhënë atij.

Edward Shumaker mbeti i paralizuar pasi Bennet e qëlloi me thikë 7 herë në një bar dhe kaloi 19 vite në një karrige me rrota. Në vitin 2005 ai përjetoi një atak kardiak dhe vdiq dy javë më vonë, pak para ditëlindjes së tij të 41-të.

Motra e madhe e të ndjerit Leslie Shumaker tha se ishte e padrejtë që ai përfitoi këtë shans për jetën.

“Ky burrë plagosi 7 herë me thikë tim vëlla duke e lënë të paralizuar. Ai jetoi 19 vite të vështira. Benneti mori një shans të dytë dhe im vëlla jo. Benneti nuk është hero. Ai doli nga burgu dhe nisi një jetë të mirë. Ai meritonte një dënim të meritueshëm”

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit