Ferrari parakalon gjitha makinat e tjera: Dalin pamjet para aksidentit tragjik ku vdiq vëllai i deputetes greke

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 17:28

Mediat greke kanë publikuar disa video që tregojnë momentet e fundit të Ferrarit të kuq që drejtohej nga George Monogyios, vëllai i deputetes greke Katerina Monogyiou, i cili humbi jetën në aksident. Në pamjet e mëposhtme mund të shihet se si Ferrari me 700 kuaj fuqi dhe shpejtësi maksimale 340 km/h parakalon të gjitha automjetet e tjera deri në momentin që shoferi humb kontrollin dhe përplaset me një pemë. Megjithatë, vlen të theksohet se të paktën në këto imazhe, supermakina italiane nuk duket se po ecën shumë shpejt. Policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit , pritet të marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët okularë, të mbledhë materiale nga kamerat e menaxhimit të trafikut dhe të udhëzojë ekspertin që të raportojë se si ka ndodhur aksidenti me fatalitet.

George Monogyios e kishte porositur makinën nga Gjermania dhe do ta merrte më 17 janar. Por për "fat të keq" e kishte marrë më 12 janar dhe dje kishte shëtitjen e parë me të. Për ta blerë këtë Ferrari që për shumë persona është një ëndërr, George Monogyios shiti automjetin e tij të mëparshëm luksoz dhe shumë të shtrenjtë, një Lamborghini Aventador.

Ndërkohë në videon e mëposhtme është momenti kur Ferrari është përplasur me pemën dhe përfshihet nga flakët.

Burimi:protothema.gr Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit