Femrat e tallnin pa mëshirë, Murati paguan 3600€ për të zgjatur dhe zgjeruar organin mashkullor

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.01.2022, 17:19

Pasi duroi poshtërime nga më të pamëshirshmet nga gratë me të cilat kishte shkuar në shtrat, një burrë i quajtur Murat nga Gjermania, vendosi të ndryshojë jetën e tij përgjithmonë.

Ai shpenzoi 3600€ për të zgjatur dhe zgjeruar penisin e tij me 2 centimetra. 36-vjeçari takoi një doktor në Hannover të specializuar në këtë metodë që përdor dhjamin e trupit, raporton LadBible.

Mjeku Dr.Christian Kerpen, 49 vjeç, specialist në kirurgjinë plastike dhe estetike ishte ai që realizoi ëndrrën e Muratit.

Mjeku që mundësoi operacionin

36-vjeçari ishte i palumtur me gjatësinë e “burrërisë” së tij që ishte vetëm 7.5 centimetra, teksa ajo mesatare e një gjermani varion rreth 13 centimetra në gjendje erektive.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit