SKEMA/ Vodafone bashkëpunon me Veliajn, zhvasin haptazi qytetarët! Si vidhen paratë në llogari për Tirana Parking?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.01.2022, 16:49

Çfarë mund t’i bëjë bashkë Vodafone dhe Erion Veliajn? Përgjigja e parë që të gjithëve na vjen në mendje është padyshim aftësia që kanë në zhvatjen e qytetarëve shqiptarë me mënyra nga më hashiqaret.

Vodafonë nëpërmjet mashtrimeve me ofertat dhe Erion Veliaj nëpërmjet taksave që qarkullojnë në Bashkinë e Tiranës. Por në një bashkëpunim të njoftuar pak kohë më parë, këto dy subjekte zhvatëse kanë bashkuar forcat në një skemë të re për të vjedhur shqiptarët.

Kjo falë aplikacionit të Vodafone- Tirana Ime, që është një pjellë e frikshme e imagjinatës për të vjedhur qytetarët e Tiranës. Nëpërmjet këtij aplikacioni çdo qytetar i Tiranës mund të paguajë parkimin, por askush nuk është njoftuar se si vidhen.

Denoncime të pafundme kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania duke denoncuar se si ky aplikacion në fund të muajit iu vjedh paratë atyre që nuk i shpenzojnë totalisht për të parkuar makinën e tyre.

Për të parkuar makinën me anë të telefonit në vendet e parkimit publik të bashkisë, me pagesë kushton 100 lekë nga ora 7:30-20:00.

Një ofertë e Vodafone kushton 3-5-10-18 mijë lekë të vjetra dhe e gjithë kjo vlerë shkon për paketat që përmbajnë minuta, sms, internet, por asnjë kacidhe për Tirana Parking.

Që të mund të paguash parkimin në vendet e kryeqytetit që Veliaj i ka bërë me pagesë, duhet të bësh ofertë shtesë tek Vodafone! Rimbushjet për vendin e parkimit variojnë nga 3-10 mijë lekë të vjetra. VËMENDJE! E gjithë shuma zerohet nëse nuk e ke shpenzuar deri në fund të muajit.

Askush nuk i ka informuar qytetarët shqiptarë për këtë lloj zhvatjeje, teksa skema vazhdon e jep frytet e saj për Vodafone & Veliaj shpk.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit