Erion Veliaj shpall Tiranën kryeqytetin e Rinisë, qytetarët kanë 2 ditë pa ujë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.01.2022, 16:07

Kryebashkiaku e ka shpallur Tiranën kryeqytetin e Rinisë, por qytetetarët vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit në çezma.

Disa lagje të Tiranës kanë disa ditë pa ujë, denoncojnë qytetarët për JOQ Albania. UKT nuk ka bërë asnjë njoftim mbi situatën, teksa qytetarët të lënë në pritje të shiut për t’u larë i janë rikthyer jetesës mesjetare.

Një papërgjegjshmëri e tillë mund të ndodhë vetëm në një vend të quajtur Rrumpallistan, e jo në kryeqytetin e Rinisë! Mbase Veliaj duhet t’i japë çmim Tiranës si atribut të vetin, si kryeqyteti Mesjetar.

Të rinjtë mund të jenë të shumtë në Tiranë, por të palarë nuk i hyjnë në punë Veliajt t’i bëjë pjesë të kronikave të tij propagandistike.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit