Mariçiq për kontestin me Bullgarinë: Ende jemi në fazën e bisedimeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2022, 15:16

Ministri në largim i Drejtësis, Bojan Mariçiq sot komentoi pozitën e re të cilën pritet ta merr në ekzekutiv.

Mariçiq tha se si zv.kryeministër i ardhshëm për Çështje Evropiane mendon se periudhën e ardhshme bisedimet me Sofjen do të marrin një dinamik tjetër.

“Mendoj se fakti që në të dy anët e kufirit kemi qeveri të reja, jep energji dhe shans të ri për zgjidhje pozitive në bazë të leksioneve të mësuara nga procesi i kaluar të bisedime. Ne ende nuk jemi në fazën në të cilën jemi pajtuar në diçka, as pala bullgare nuk është pajtuar”.

“Ende jemi në fazën e bisedimeve dhe të këmbimit të argumenteve dhe pozicioneve, dhe mendoj se vizita e kryeministrit Petkov të martën është një mundësi e shkëlqyer për tu vendosur një dinamikë e re në procesin e bisedimeve mes nesh dhe Bullgarisë”, tha Mariçiq.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit