Thirrja për referendumin serb: Këshilltari i Kurtit i reagon ambasadorit gjerman

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2022, 12:24

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, i ka reaguar ambasadorit gjerman, Jorn Rohde pasi ai ka shpërndarë në Twitter thirrjen e QUINT-it që serbët të lejohen të votojnë në referendumin e organizuar nga Serbia.

Zulfaj me anë të reagimit ka thënë se praktika e së kaluarës sipas tij ishte e keqe dhe ua mundësonte strukturave ilegale paralele që të operojnë lirshëm në vend, shkruan lajmi.net.Të gjithë serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë ose përmes postës”, ka shkruar Zulfaj.

Postimi i plotë:

Praktika e vendosur” ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale janë lejuar që të operojnë lirshëm në vendin tonë. Të gjithë serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë ose përmes postës. Ju të gjithë e mbështetni sundimin e ligjit në Kosovë.Postimi i plotë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit