Kapen edhe 3 hajna në Mitrovicë, u zunë duke vjedhur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2022, 12:07

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka arrestuar tre persona në flagrancë përderisa të njëjtit ishin duke kryer një vjedhje në një shtëpi.

Sipas policisë, arrestimi është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit me forcë kanë hapur derën e shtëpisë ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter. “Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale”, thuhet në njoftimin e policisë. Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit