Shqiptari s’duron dot ndarjen: Kërcënon dhe shantazhon me video intime ish-të dashurën, i kërkon të lërë punën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 10:25

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Greqi për publikimin e videove intime të ish-të dashurës së tij 22-vjeçare. Mediat greke shkruajnë se shqiptari e kishte bërë këtë si një hakmarrje ndaj 22-vjeçares. Historia nisi kur çifti regjistroi takimet e tyre seksuale, me miratimin e vajzës pa u shfaqur megjithatë asnjë tipar. Më pas gjërat morën një kthesë të rrezikshme. Kur 22-vjeçarja vendosi t'i jepte fund lidhjes me 25-vjeçarin, ky i fundit vendosi kartën e identiteti në video dhe ia dërgoi asaj dhe nënës së saj. Autori nuk u ndal me kaq . Shantazhi vazhdoi derisa ai kërcënoi se do ta ekspozonte të renë në punën e saj duke i dërguar video pornografike nëse ajo nuk jepte dorëheqjen. Por 22-vjeçarja vendosi të marrë masa dhe të flasë me Prokurorinë e Krimeve Kibernetike.

Përfundimisht, autori i cili kishte dyshimin absurd se ishja e tij po e tradhtonte me kolegun e saj, u arrestua, u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet e tre muaj burg. Duke folur për përfundimin e çështjes gjyqësore, avokati i 22-vjeçares, Gabriel Gavriilidis fokusohet edhe në nevojën e ndryshimit të ligjit për viktimat e “pornografisë hakmarrëse”.

Deklarata e avokatit mbrojtës të viktimës

Dënimi me dy vjet e tre muaj burg nuk mund ta justifikojë dëmin që i është bërë klientit tim. Rreth 1500 gra kryejnë vetëvrasje çdo vit në mbarë botën sepse dikush vendosi të hakmerrej ndaj tyre, t'i dëbojë dhe t'i ekspozojë duke postuar foto ose video të tyre në mënyrë erotike. Për momentin në Greqi ligji nuk i mbron viktimat, pasi akti i përpunimit të të dhënave personale është kundërvajtje.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit