Motra denoncon zhdukjen e vëllait/ 22-vjeçari s’gjendet prej një muaji, dyshime për trafik droge

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.01.2022, 09:46

Një 22-vjeçar nga Konispoli është larguar së fundmi nga shtëpia. Ai ka humbur kontaktet me familjarët dhe ka qenë motra e tij, e cila ka bërë denoncimin në polici. Ndërkohë BW raporton se 22-vjeari rezulton me precedentë penalë. Një ndër pistat ku hetohet është ajo e përfshirjes së të riut në trafikun tokësor ose detar të drogës drejt Greqisë dhe ndonjë arrestim i mundshëm i tij nga pala greke ose zhdukje në rrethana të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Një ditë më parë Policia e Vlorës bëri me dije se më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë 14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç dhe se po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit