Edhe pse Erioni ishte shumë afër me Mikelën, kohët e fundit duket se janë ftohur me njëri-tjetrin. Gjatë puntatës së sotme në Përputhen u transmetuan pamje të papublikuara më parë. Ana dhe Erioni ishin shumë të afërt, aq sa ishin gati shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin. Madje nuk munguan edhe komplimentet dhe fjalët e ëmbla të tilla si “Je dritë”, “Ta haj zemrën”.