Itali/ Shkatërrohet rrjeti me 22 persona i trafikut të drogës, katër shqiptarë në pranga

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.01.2022, 18:59

Policia italiane ka goditur një grup të trafikut të drogës, ku ka arrestuar 18 shtetas italianë dhe katër shqiptarë. Po ashtu gjatë operacionit janë sekuestruar 20 kg marijuanë. Të arrestuarit janë të moshave 30 deri në 40 vjeç. Tre prej tyre janë lënë në arrest shtëpie ndërsa pjesa tjetër janë lënë në burg. Policia ka njoftuar se rrjeti i trafikut të lëndëve narkotike vepronte në në Bolonjë dhe në Caserta dhe funksiononte si një sipërmarrje tregtare.

Shqiptarët ishin rekrutuar së fundmi në grup, me qëllim për të gjetur drogën me çmime më të ulëta dhe duke planifikuar të transferonte të gjithë rrjetin në zonën e Bolonjës.

Burimi: repubblica.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit