Edukatorja denoncon “manjakun” nga Belshi: Kërcënon dhe pengon mësimin në kopësht

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2022, 17:59

Një 55-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi ka penguar procesin mësimor në një kopsht. Ka qenë edukatorja me iniciale A.P ajo që ka denoncuar 55-vjeçarin B.H pasi ka kërcënuar me fjalë dhe ka penguar zhvillimin e mësimit në një ambient kopshti.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cerrik arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’’, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Belsh, pasi shtetasja A. P., me detyrë edukatore në një kopsht publik, ka kallëzuar se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit