Pamje e pazakontë në Tetovë, kuajt sot kullosnin në qendër të qytetit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2022, 17:04

Shumë banorë të Tetovës mëngjesin e sotëm me fotografi në rrjetet sociale, kanë shfaqur pamjen e pazakontë të qendrës së qytetit ku kanë vënë re një tufë kuajsh dhe një tufë qensh endacak. Kuajt kullosnin në barin e rrethrrotullimit më të madh të qytetit përballë sheshit.

Disa veterinerë të cilët iu përgjigjën pyetjeve të AIM, thonë se sipas fotografive bëhet fjalë për kuaj që me siguri mbahen ilegalisht nga njerëzit, pasi nuk kanë mikroçipe të bashkangjitur dhe me gjasë përdoren për bartje të drunjve dhe të ngjashme.

“Në Tetovë ka shumë pak kuaj. Kuajt që janë blerë dhe edukuar ligjërisht kanë mikroçipe dhe janë të regjistruar në Sistemin Informativ Veterinar (SIV). Një pjesë e kuajve pa mikroçipe përdoren për të transportuar dru nga malet”, thanë veterinerët.

Ndryshe, në shtator të vitit 2021, banorët e Tetovës përmes videove kanë qenë dëshmitarë të paraqitjes së një kali që lëvizte i pakontrolluar përgjatë autostradës Tetovë – Shkup. Më pas policia ka gjetur pronarin dhe ka ngritur kallëzim ndaj tij për veprën penale “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” të dënueshme nga neni 288 i Kodit Penal.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit