Veliaj do shkatërrojë Fushën e Sportit, gati kullat 11-katëshe!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.01.2022, 14:55

Duket se kryebashkiaku ka bërë gati setin e ri të kullave në Tiranë, produkt i pastrimit të parave të kompanive të ndërtimit të oligarkëve. Veliaj do të shndërrojë në kulla 11-katëshe, fushën e sportit pranë Fakultetit të Inxhinerisë.

Promovuesi i sporteve për të rinjtë para kamerave, ka firmosur pas tyre vendimin për shkatërrimin e fushës ku ushtrohen aktivitetet sportive. Janë 8920 m2 hapësirë që do të zaptohen nga kullat e ortakëve të 20%-shave të Veliajt.

Kryebashkiaku adhurues i betonizimit ka miratuar lejen e ardhshme duke lënë vetëm 2300 m2 sipërfaqe të gjelbërt pasi çdo gjë tjetër do të kthehet në beton, asfalt apo dhe tulla.

Sipas projektit të siguruar nga Ora, në total janë 24 mijë e 700 m2 ndërtim. Ndërsa vetëm kati i parë do të jetë 2245 m2.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit