Berisha fton demokratët e Shkodrës në takim të dielën: Revolucioni s’do ndalet deri sa të marrim selinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2022, 14:39

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme për të dhënë dëshminë në lidhje me protestën e 8 Janarit. Berisha duket se do i rikthehet sërish takimeve pasi iu bëri thirrje demokratëve të Shkodrës që të dielën të mblidhen në orën 11:00 në “Pallatin e Sporteve”, duke mos dhenë më shumë detaje. Më tej ai tha se revolucioni s’do të ndalet deri sa të marrin selinë e PD

Ftoj demokratët e Shkodrës të dielën në orën 11: 00 në Pallatin e Sportit. Revolucioni nuk do ndalet deri sa të marrin në dorë selinë. Foltorja u mbyll me Kuvendin. Tani do ketë takime. Do ketë takime të dy llojeve. Gjithcka në funksion të një strategjie në largim të narko-shtetit dhe përgatitje të vendit për protesta të fuqishme. Nuk mundet kurrë që ky popull të pajtohet me kufoma politike. Nuk mundet që ky popull të pranojë lidhje të tjera të tmerrshme me krimin. Do të ketë pastaj tryeza në të cilat do shkëmbehen mendime për fusha të ndryshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit