Infektime rekord çdo ditë, Komiteti Teknik vendos të mos mbyllë shkollat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2022, 11:19

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh ditën e sotme për të diskutuar rreth situatës së pandemisë në vendin tonë pasi gjatë këtyre ditëve janë shënuar raste rekord. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e pyetur nëse do të mbyllen shkollat në këtë moment që jemi tha se një gjë e tillë nuk do ndodhë, por e gjithë situata do të ndiqet hapa pas hapi për të parë nëse do të duhet të ndryshojnë masat anti-Covid.

Është Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit i cili jep udhëzimet për përforcimin e dozave. Sa i përket mosrespektimit të masave e shohim se nuk respektohen siç duhen, por kjo nuk është vetëm në dorë të kontrolleve. MSH dhe mbrojtja Social ka vëzhguar më shumë kujdes shkeljet e kontrolleve dhe janë kryer 16 600 inspektimi dhe janë marrë mbi 1700 masa administrative. Por mos zbatimi i masave nuk lidhet vetëm me kontrollin që bëhet . kjo varet me ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të të gjithëve ne. Unë do të këshilloja edhe një reagim publik për moszbatimin e tyre. Që kjo të funksionojë duhet të jetë kulturë e përgjithshme. Nuk këshillohet një mbyllje e mësimit. Edhe nga OBSH nuk është rekomanduar mbyllje e shkollave, por do të shikohet hapa pas hapi e gjithë dinamika, nëse do të duhet që në vijim të ndryshojë strategjia.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit